Detaje të reja nga atentati në Vlorë, si u qëllua me armë ndaj djalit të kryeplakut të Kaninës

schedule20:03 - 29 Prill, 2022

schedule 20:03 - 29 Prill, 2022

Abc ka zbardhur të tjera detaje nga përplasja me armë në Vlorë, ku është qëlluar ndaj djalit të kryeplakut të Kaninës.

Sipas burimeve të shtënat me armë erdhën pas një sherri banal mes 2 të rinjve.

Burimet për Abc bëjnë me dije se ndërkohë që makina tip Mercedes ML është në emër të Astrit Aliraj kryeplaku i fshatit Kaninë, makinën ja kishte lënë në përdorim të birit Juxhino Todi 24 vjeç ( mbiemër të ndërruar).

Ndërkohë që një person me xhuptë zi e ka ndjekur me vrap dhe në momentin që 24 vjeçari ka ndaluar, ai ka shtënë disa herë në drejtim të makinës tip ML, për fat të mirë 24 vjeçari ka mundur tu shmanget plumbave dhe ka ikur me vrap.

Ndërkohë që policia ka ngritur postoblloqe për kapjen e dy personave si atentatorit ashtu dhe 24 vjeçarit Juxhin Todi Aliraj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!