Detaje për të rastet me Covid në Berat, infektohen punonjës banke, bashkie dhe personel mjekësor

schedule14:16 - 25 Gusht, 2020

schedule 14:16 - 25 Gusht, 2020

Detajë të reja janë zbardhur për nëntë të infektuarit, që u raportuan një ditë më parë në qarkun e Beratit.

Mësohet se tre prej të infektuarve janë personel mjekësor, një mjek në spitalin e Beratit, një infermiere në spital dhe farmacistja e spitalit.

Dy të tjerë janë punonjës të një banke në Berat.

Një tjetër, grua e infektuar është punonjëse në një qendër ku trajtohen fëmijët me aftësi të veçanta.

Ndërkohë, dy të infektuarit në Kuçovë, janë tregtarë në tregun e qytetit.

Një rast që u raportua nga Dimali, është punonjës në Bashkinë e Dimalit.

Ndërsa rasti i fundit, i infektuari në Skrapar është kontakt i të infektuarve të mëparshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!