Detaje nga vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, vajza u dhunua nga bashkëjetuesi dhe shoku i tij

schedule13:39 - 24 Gusht, 2021

schedule 13:39 - 24 Gusht, 2021

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e 18-vjeçarjes Marigona Osmani në Ferizaj.

Sipas informacioneve, Dardan Krivaqa dyshohet se e ka kryer vrasjen për arsye xhelozie.  Autori dyshonte se vajza e  kishte tradhtuar me djalin e tij të dajës. Për këtë arsye, ai një natë përpara ngjarjes së rëndë kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj 18-vjeçares.

Më pasi ai ka ushtruar dhunë derisa e reja ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Arbër Sejdiu. Po ashtu, sipas kësaj gjykate, Sejdiu ka qenë gjithë kohës i pranishëm ndërsa dhunohej e reja. Po ashtu, dyshohet se ai ka marrë në dhunimin e të resë.

Lexo edhe: Pamje e arrestimit të Dardan Krivaqes, akuzohet për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

“Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S. shtetas Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta-gjelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D., për këtë arsye i pandehuri D, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, e pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë”.

Më tej në njoftim thuhet se gjatë gjithë kohës, “i pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në komunikatë.

“Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit të parapara në nenin 187 paragrafi 1 nen paragrafi 1.1 të KPPK-së, nga fakti se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer vepren penale për të cilën dyshohet dhe atë në bashkëkryerje me të pandehurin D.K që dyshimi i bazuar rrjedh nga provat materiale të grumbulluara deri në këtë fazë të procedurës, të evidentuara edhe në raportin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, nga deklarata e vet të pandehurit A.S. e dhënë deri në këtë fazë të procedurës penale”, thuhet tutje në komunikatë.  /abcnews.al/