Partia Demokratike do të depozitojë nesër në Kuvend projektligjin e radhës, shkruan abcnews.al.
Burime nga mbledhja e grupit që po zhvillohet aktualisht në selinë blu bëjnë me dije për gazetarin Juxhin Mustafaraj se demokratët do të depozitojnë nesër projektligjin për TVSH-në, nga 20% në 6%.
Lulzim Basha ka mbledhur këtë pasdite deputetët e grupit parlamentar, pak para nisjes së seancës plenare në orën 17:00. Ndërkaq, ditën e sotme PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për për komisionin hetimor për cështjen “Becchetti”. g.v/abcnews.al