Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar nga policia e Malit të Zi për kapjen e një sasie prej 37 kilogram kokainë. Kokaina u kap në pikën kufitare me Kroacinë në një automjet me targa shqiptare.
Vijesti raporton se lënda narkotike ishte fshehur në makinën që drejtohen nga 55-vjeçari shqiptar me iniciale P.S. dhe pasagjerë ishin dy persona të tjerë nga Shqipëria me iniciale E.S. dhe S.S.
Kokaina ishte e ndarë në 35 pako dhe kishte peshë totale 37.3 kilogramë. Autoritetet malazeze njoftuan se është vënë në pranga shoferi shqiptar. Sakaq, droga ishte nisur nga Shqipëria dhe destinacion kishte Kroacinë. g.v/abcnews.al