Përmbytja e varkës së peshkatarëve, gruaja dyshohet e mbytur, djali i saj rëndë

schedule11:14 - 5 Gusht, 2020

schedule 11:14 - 5 Gusht, 2020

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një grua e identifikuar si Mirela Rama është zhdukur pasi kishte dalë për peshkim bashkë me familjarët e saj dhe një të afërm të tyre.

Si pasojë e motit të keq, mjeti lundrues me të cilin ata udhëtonin është përmbytur, ndërsa janë shpëtuar bashkëshorti Robert Rama, bashkë me djalin e tyre Avdyl Rama dhe personin tjetër që ndodhej në varkë me ta Fatjon Resulaj.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Robert Rama dhe Fatjon Resulaj janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa djali është dërguar në spital në gjendje më të rëndë për jetën.

Ekipet shpëtuese po vazhdojnë kërkimet për nënën e tij, ndërkohë që dyshimet e policisë janë se ajo mund të jetë mbytur.

Kërkimet vështirësohen akoma më shumë edhe moti i keq, që ka bërë që të gjithë pushuesit të lënë plazhet për t’iu drejtuar banesave dhe hoteleve.

Familja kishte burim kryesor të ardhurash peshkimin, ku ishin përqendruar të gjithë anëtarët e saj./abcnews.al