Temperaturat e larta dhe moti me diell po shoqëron edhe ditët e para të nëntorit.
Në lagunën e Patokut, me dhjetëra turistë janë dyndur për të shijuar natyrën e bukur të kësaj zone.
E njohur si ndër perlat e bregdetit, kjo lagunë mbetet ndër më të vizituarat.
Numri i lartë i turistëve në këtë fillim muaji, të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, kanë preferuar të vizitojnë lagunën.
Turistët ditorë, një pjesë e mirë e vizitojnë për herë të parë, thonë në Patok kanë mbetur të mahnitur.
Ka ardhur enkas nga Maqedonia e Veriut dhe thotë se nga të gjitha zonat që ka vizituar, Patoku për të mbetet më I bukuri.
Për shkak të afërsisë gjeografike me kryeqytetin, laguna e Patokut mbetet një destinacion ideal për fundjavën./abcnews.al

