“Destinacion trend në 2024”/ Daily Express: Shqipëria, perlë e “nënvlerësuar” europiane

schedule15:08 - 25 Tetor, 2023

schedule 15:08 - 25 Tetor, 2023

Vera 2023 sapo ka kaluar, por ata që presin pushimet e tyre verore për vitin e ardhshëm, ekzisto një perlë europiane e “nënvlerësuar” që është në rrugën e duhur për tu bërë një destinacion trend në vitin 2024.

Kështu e cilëson Shqipërinë Daily Express në një artikull kushtuar vendit tonë, ku thuhet se sipas parashikimeve të Booking, britanikët do ta vendosin atë te alternativat e pushimeve të tyre.

Ndërsa udhëtimet për në Maldive zgjasin zakonisht nga 10 deri në 11 orë nga Londra, ekspertët e Booking sugjerojnë se pushuesit britanikw mund të shijojnë plazhe të ngjashme mahnitëse dhe ujëra të pastra më afër vendit të tyre. Dhe kjo është arsyeja se pse e kanë listuar Shqiperine një nga destinacionet e tyre kryesore për vitin 2024.

“Shtëpia e disa prej plazheve më të bukura, vija bregdetare u ofron vizitorëve përgjigjen e Europës për Maldivet, një opsion i mirëpritur nga 43 për qind e udhëtarëve në Britaninë e Madhe që kërkojnë pushime luksoze me kosto më të ulët,” vijon artikulli.

Xhevahiri i Ballkanit, Shqipëria është arratisja e duhur për vitin që vjen, një destinacion me kosto të përballueshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!