Dështuan, PD fut në “skaner” drejtuesit politikë, Nazarko: Basha po e përdor për spastrime

schedule21:21 - 21 Qershor, 2021

schedule 21:21 - 21 Qershor, 2021

Në listën e drejtuesve politikë që nuk mundën të përmbushnin pritshmëritë e demokratëve është edhe lidershipi aktual i partisë demokratike, Gazment Bardhi, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, por shumë më larg objektivave të vendosura nga kreu i demokratëve ka qenë drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati.

Lexo edhe:  Basha i vendosi objektiva, 15 drejtuesit politikë nuk ia dolën

Zhvillimet në PD dhe analiza që do të bëhet mbi metodologjinë që u miratua ishin temë e emisionit “Log” mbrëmjen e sotme në ABC. Analisti Mentor Nazarko e shikon metodologjinë me kriteret si mundësi që Lulzim Basha të bëjë një spastrim në PD.

Në jetën publike a sjell kjo që po ndodh diçka të re në objektivin për të rrëzuar Ramën? Jo. E dyta nuk mendoj se do të sjellë kushedi cfarë të re, një dukuri si me KOP-in në 2005. Nuk pres zhvillim apo ndikim në jetën publike.

Kjo lloj analize me këtë lloj kriteri duket se është një armë që do të përdoret për të spastruar udhëheqësinë e PD-së. Shtatori është një muaj shumë i rëndësishëm, por ka kontradiktë, pasi me këtë kriter dalin të gjithë humbës, edhe ai që e ka përgatitur metodologjinë” tha Nazarko. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!