Dështuan me Kumbullën, Juventusi “rrëmben” një shqiptar tjetër

schedule10:46 - 16 Janar, 2020

schedule 10:46 - 16 Janar, 2020

Marash Kumbulla u tentua në verë të merrej nga Juventusi, që e donte qendërmbrojtësin për ekipin e dytë që garon në Serie C. Shtatlarti shqiptar zgjodhi të qëndronte te Hellas Verona dhe vendimi i tij rezultoi i duhuri, pasi me gjysmë sezoni në Serie A është drejt transferimit tek Interi për shumën e 20 milionë eurove.

Juventusi tanimë synon një tjetër shqiptar dhe në Itali raportohet se javën e ardhshme do të bashkohet me ekipin e dytë të bardhezinjve, sulmuesi Giacomo Vrioni. Djaloshi nga Sukthi, i cili është pjesë e Cittadella, do të nisë një eksperiencë të re.

Ky sezon nuk ka qenë i mirë për të, për shkak të dëmtimeve. Kartoni i Vrionit zotërohet nga Sampdoria, që në këmbim do të marrë tre lojtarë të moshave bardhezi: Gerbi, Stoppa e Francofonte. Të tre këta lojtarë do huazohen në Genoa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!