Ka dështuar grabitja e një argjendarie pasditen e sotme në rrugën “Muhamed Gjollesha” në kryeqytet. Policia njofton se një person i maskuar nën kërcënimin e një arme të dyshuar lodër tentoi të vjedhë një argjendari nën kërcënimin e një arme të dyshuar lodër. Personi i maskuar nuk arriti të realizojë vjedhjen, por u largua pasi është spërkatur me solucion nga punonjëset e argjendarisë.
Njoftimi i Policisë
Më datë 08.10.2018, rreth orës 17:57, në rrugën “Muhamed Gjollesha” një person i maskuar nën kërcënimin e një arme të dyshuar lodër ka tentuar të vjedhë në një argjendari.
Personi i maskuar nuk ka arritur të realizojë vjedhjen, por është larguar pasi është spërkatur me solucion nga punonjëset e argjendarisë.
Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij. /abcnews.al