Elena Duta është shpallur fajtore për vdekjen e Patrik Ekeng, kamerunasit që vdiq katër vite më parë në fushën e blertë në një ndeshje të Dinamo Bukuresht. Ajo u akuzua për dështim në ringjalljen e Ekeng, kur pësoi arrest kardiak.
Duta nuk do të burgoset, por për 18 muaj do të duhet të paraqitet para autoriteteve, ndërkohë që është dënuar edhe më 60 orë shërbim ndaj komunitetit. Nuk mungon as gjoba, që është goxha e madhe: 200 mijë euro.
ÇFARË NDODHI – Patrick Ekeng vdiq më 6 maj të vitit 2010, në fushën e blertë. Kamerunasi, pjesë e Dinamo Bukuresht, u fut në fushë si zëvendësues në takimin kundër Viitorul Constanta. Pas shtatë minutash në fushë, Ekeng përfundoi i shtrirë dhe u transportua menjëherë për në spital.
Ai u soll në jetë fillimisht, por pas dy orësh stafi mjekësor njoftoi se kamerunasi kishte humbur jetën në moshën 26-vjeçare. U dyshua se kishim të bënim me një arrest kardiak, ndërkohë që ish-futbollisti u përcoll në banesën e fundit me nderimet e duhura. /abcnews.al