Dështoi plani i arratisjes, Çekaj duke qeshur dhe Çepele me krah të fashuar dalin para gjykatës

schedule11:03 - 11 Gusht, 2021

schedule 11:03 - 11 Gusht, 2021

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele kanë dalë pak më parë para trupit gjykues për marrjen e masës së sigurisë pas tentativës së dështuar për arratisje nga burgu në Tiranë. Çekaj dukej i qeshur në momentin e futjes në sallë duke bërë edhe batuta me të tjerët, ndërsa në krah të djathtë të tij gjendet Çepele, me krah të fashuar.

Ky i fundit ishte personi që bëri sikur preu damarët me qëllim tërheqjen e vëmendjes së gardianëve për t’i dhënë mundësinë Çekajt dhe Pjetrit që të arratiseshin.

Litaret dhe ganxha qe u perdoren per te zbritur nga muri i larte i burgut

Tentativa e arratisjes

Pak ditë më parë, Çekaj dhe Pjetri tentuan të arratiseshin nga burgu nr.313 në Tiranë duke stisur një vetëvrasja të Lulzim Çepeles.

Ndërkohë që gardianët merreshin me Çepelen, Çekaj dhe Pjetri nxorrën litarin e përgatitur për këtë qëllim dhe një ganxhë duke zbritur nga muri i lartë i burgut. Por, aty u dalluan nga roja i jashtëm i objektit, të cilin e goditën. Gjatë përplasjes fizike në vend vijnë edhe policët e tjerë duke i neutralizuar të dy.

Dënimet

Çekaj po vuan dënimin pasi u arrestua për 613 kokainë të kapur në portin e Durrësit në vitin 2018. Ndërsa Pjetri është arrestuar për grabitjen spektakolare, si pjesë e bandës së “Babagjyshëve”.  Ai u ekstradua në shtator të vitit 2019 nga Holanda drejt vendit tonë

Pjetri ka qenë pjesë e grupit kriminal (Babagjyshët) ku gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytete Tiranë, Laç, Fushë-Krujë, Kuçovë dhe Durrës kanë grabitur me armë disa argjendari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!