Interi nuk ia doli të shënonte një gol në portën e Shakhtar Donetsk, përballja e luajtur në Itali përfundoi pa gola dhe zikaltrit u detyruan t’i japin fund aventurës europiane.
Një rezultat që i ka zhgënjyer të gjithë, sidomos Antonio Contes. Trajneri i Interit nuk përmbahet dhe e vë gishtin te gabimet arbitrare në deklaratën e dhënë pas ndeshjes.
“Tani që jemi eliminuar mund ta them pa probleme: në aspektin e gjykimit dhe teknologjisë VAR, Interi nuk është respektuar aspak. Nuk kishim aspak fat në këtë aspekt.
Ndërrime të kryera me vonesë? Nuk doja të çakordoja skuadrën, vendosa të pres dhe të aktivizoj një sulmues më shumë. Aktivizova Eriksen në momentin që Lautaro nuk kishte më energji“, thekson Conte. /abcnews.al