Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dështimi i reformës bashkon shqiptarët/ Sondazhi i ABC News, shumica kritikë për mungesën e vendimit nga Kushtetuesja

schedule10:07 - 10 Shkurt, 2026

schedule 10:07 - 10 Shkurt, 2026

Shqiptarët janë të ndarë në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që duke mos marrë vendim, rrëzoi padinë e kryeministrit për të hequr pezullimin e zv.kryeministres Balluku nga Gjykata e Posaçme.

Në sondazhin Zëri i Shqiptarëve në Abc News, rezulton për 48.1% barazimi i gjyqtarëve kushtetues ishte vendim i drejtë, duke sjellë lënien në fuqi të pezullimit, kurse pjesa më e madhe, 51.5.% thonë se ishte e padrejtë.

Nga kjo shumicë, 16.4% e konsiderojnë një atentat ndaj Kushtetutës, kurse 35.1% mendojnë se një prej gjyqtarëve u shantazhua për të çuar votat në barazim.



I vetmi që foli për shantazh ndaj një gjyqtari kushtetues me video skandal 1 dite para vendimit, ishte Sali berisha.

“Imagjinoni një gjykatës që ikën si mi, nga seanca e gjykimit. Ikën sepse i shkon mesazhi, me videot dhe fotot e Oltion Bistrit. Një turp njeri, një turp njeri, siç është ai Ibrahimi. E di që nuk pëson gjë dhe ikën. Nuk ka detyrë, nuk ka nder, nuk ka flamur. Ai nuk ka asgjë. E urdhërojnë të dalë nga salla dhe del, ikën. Urdhëro çfarë gjykate është.”

Ndaj dhe 43.3% e shqiptarëve, kryesisht elektorat i majtë besojnë se presionet e doktorit vijojnë të funksionojnë ndaj drejtësisë, duke marrë vendime në favor të tij dhe kundër qeverisë.

Vetë elektorati i djathtë,19.4%, i brymosur nga tezat e doktorit se drejtësia e re është armë politike kundër opozitës, besojnë se reforma në drejtësi ka dështuar.

Kurse 37.2% kërkojnë që mazhoranca socialiste, me më shumë vota sin ë 2016 kur u votua Reforma në Drejtësi ashtu dhe sot, ka të drejtë ta korigjojë. Pikërisht ajo çfarë lajmëroi kryeministri këtë të hënë, ndërhyrje në legjislacion për të rregulluar pezullimin e një anëtari kabineti qeveritar nga organet e drejtësisë.

Por lëvizjet e fundit të drejtësisë, si rasti i pezullimit të zv.kryeministres, kanë rritur zhgënjimin e shqiptarëve tek Reforma në Drejtësi në 78.5%. Shtuar këtu edhe demokratëve 19.4% që thonë se janë gjithmonë kundër saj. Mbetet vetëm 2.1% që ndikohen tek ndryshimi i votës.

Politikisht kjo nuk ndryshon asgjë. PS në këtë fillim shkurti, bie me 0.5%, brenda marzhit të gabimit të sondazhit.

Pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetuese goditi Ramën dhe qeverinë, PD nuk rritet, kurse partitë e reja vijojnë

Edhe shpresa për një parti të re ngjitet me ritmet e breshkës, në rast se vërtet do të lindë një parti të re.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!