Real Madrid nuk po shkëlqen si dikur. Barazimi me Elche mbrëmjen e djeshme ishte një tregues për këtë, por shenjat madrilenët i kanë dhënë gjatë gjithë vitit. Pas 13 vitesh, kampionët në fuqi të Spanjës nuk ia kanë dalë të shënojnë 100 gola brenda vitit kalendarik.
Real Madrid e ka mbyllur vitin me 91 gola, një shifër e ulët. Për të numëruar më pas se 100 gola duhet të kthehemi në vitet 2006 dhe 2007, kur spanjollët numëronin nga 99 gola të shënuar. Vjet u ndalën te shifra 100, ndërsa shifrën më të lartë e kanë regjistruar në vitin 2014.
178 gola të realizuar, sigurisht me Cristiano Ronaldon në ekip. Në vitin 2011 Reali ka shënuar 164 gola, kurse në dy vite rresht, 2012-2013 ka realizuar nga 156 gola. Më poshtë ju sjellim shifrat nga viti 2006, deri në vitin 2020. /abcnews.al
For the first time in 13 years, Real Madrid failed to score 100+ goals in a calendar year:
2006: 99
2007: 99
2008: 106
2009: 105
2010: 140
2011: 164
2012: 156
2013: 156
2014: 178 ?
2015: 140
2016: 152
2017: 156
2018: 142
2019: 100
2020: 91 pic.twitter.com/w5x8hwLcch— Real Madrid Stats (@RMadrid_Stats) December 31, 2020