Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Deklarata e kryeministrit Johnson në lidhje me qëndrimin e tij mbi situatën në Ukrainë duket se ka habitur të gjithë parlamenentin britanik. Javën e kaluar gjatë një fjalimi në parlament ai tha: “Ukraina nuk kërkon asgjë përveçse të jetojë në paqe dhe të bashkëpunojë me vendet që janë aleatë të saj, siç ka të drejtë të bëjë çdo vend sovran.
Si dikush që e kam kaluar jetën time duke bërë fushatë për të drejtën sovrane të popullit të Skocisë për të përcaktuar të ardhmen tonë, sovraniteti është një parim themelor për botëkuptimin tim.
Të shohësh presione të tilla që po ushtrohen mbi një shtet që ka vendosur me vendosmëri veten në rrugën e integrimit me rendin liberal demokratik është e dhimbshme. Ashtu si çdo vend europian, Ukraina duhet të jetë e lirë të organizojë aleancat e saj të qeverisjes dhe sigurisë siç e sheh të arsyeshme.
Një Europë e ndarë në “sferat e ndikimit” të shekullit të 19-të nuk është ajo në të cilën vendet e vogla të pavarura kanë kërkuar. Sa më të pasura dhe më të barabarta të bëhen kombet e Europës, aq më të drejta duhet të jenë marrëdhëniet mes tyre. Në fakt, hapat e mëdhenj që kanë ndërmarrë Estonia, Letonia dhe Lituania në 30 vitet e fundit janë dëshmi e efekteve gjallëruese të pavarësisë në Europë, raporton abncews.al
Kanë kaluar dy vite e gjysmë që nga publikimi i “raportit të Rusisë” , i cili zbuloi shtrirjen e lidhjeve midis Kremlinit dhe interesave financiare të mbështetura nga Rusia dhe rrjedhat e pafundme të parave të paligjshme që vinin nga qyteti i Londrës. Aleatët e Mbretërisë së Bashkuar kanë filluar të marrin parasysh tani problemin.
Një raport nga Qendra për Progresin Amerikan – një institut i afërt me administratën Biden deklaroi javën e kaluar se “eleminimi i oligarkëve të lidhur me Kremlinin do të jetë një sfidë duke pasur parasysh lidhjet e ngushta midis parave ruse dhe partisë konservatore në pushtet të Mbretërisë së Bashkuar, shtypit dhe industrinë së pasurive të paluajtshme dhe financiare”.
Në fund të fundit, ekzistojnë mekanizma të qarta për të goditur këto praktika. Qeveria ime ka kërkuar prej kohësh që Westminster të nxjerrë ligje rreth partneriteteve të papërshtatshme dhe të kufizuara skoceze, për të siguruar që ato të mos përdoren më për të lehtësuar korrupsionin financiar prej të cilit kanë përfituar autoritarët dhe miqtë e tyre të pasur për një kohë shumë të gjatë.
Korrupsioni dhe mungesa e transparencës janë një zvarritje për demokracinë liberale dhe autoritarët janë bërë të aftë tashmë në përdorimin e këtyre skandaleve si një mënyrë për t’u thënë njerëzve se të gjitha format e qeverisjes janë të njëjta dhe të gjithë politikanët janë po aq të këqij sa njëri-tjetri, raporton abcnews.al
Dhe kështu mund t’i bëjmë vetëm thirrje kryeministrit që të marrë masa. Ai duhet të pranojë se qeveria dhe partia e tij e kanë mundësuar këtë situatë dhe duhet të pranojë se veprimi më i vmirë që mund të ndërmarrë është fillimisht në vendin e tij, për të rindërtuar reputacionin e dëmtuar.
Duke cituar autorin dhe gazetarin Oliver Bullough ai tha: Pa besim, demokracia liberale nuk mund të funksionojë”. Dhe siç shkroi Bullough për situatën në Ukrainë: “Askush nuk është më fajtor se ne për faktin se më të pasurit e Rusisë mund ta trajtojnë luftën si një sport të mbushur me tifozë.”
Dhe ndërsa gjatë periudhave të tilla duhet të përqendrohemi te individët në pushtet, kjo mund të na bëjë të harrojmë rolin e fraksioneve konkurruese brenda sigurisë ruse dhe presionet që ata po ushtrojnë mbi situatën, dhe mund të bëjë që disa të harrojnë presionin që ka diçka e tillë mbi 40 milionë ukrainas – bashkëqytetarët tanë europianë, teksa vazhdojnë jetën e tyre të përditshme, raporton abcnews.al
Në një farë mënyre, ky është një realitet me të cilin janë marrë që nga viti 2014, veçanërisht qytetarët në Ukrainën lindore të pushtuar nga Rusia. Ndërsa merremi me efektet e krizës sonë të kostos së jetesës, me një rritje të çmimeve të ushqimit dhe energjisë, ia vlen të kujtojmë se ukrainasit janë përballur me diçka të tillë prej disa kohësh dhe si pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të qeverisë ruse.
Pra, ndërsa ukrainasit duhet dhe do të mbrojnë veten nga agresioni nëse përpjekjet për diplomaci dështojnë, ne nuk mund të jemi të verbër ndaj rrethanave që kanë çuar në krizën aktuale, dhe kjo përfshin situatën ku pasuria e regjimit të Putinit ka zënë rrënjë në Mbretërinë e Bashkuar.
/abcnews.al