Pesë vite, është një periudhë shumë e gjatë në futboll. Këtë gjë, e vërteton më së miri Serge Gnabry. Ylli i Bayernit, që tani është në finalen e Champions League, duke shënuar dopietë në gjysmëfinale, nuk e ka pasur gjithmonë të lehtë.
Kur Arsenali i besoi dhe firmosi me të kur ishtevetëm 17 vjeç, Gnabry u huazua te West Brom, ku trajner kishte Toni Pulis. Ky i fundit, e hoqi nga loja Gnabryn pas vetëm 45 minutash lojë kundër Port Vale, ekipit modest anglez, me pretekstin se nuk bindi me paraqitjen e tij.
Gnabry nuk u dorëzua, provoi disa ekipe gjermane dhe tashmë është “sistemuar” te Bayern. Jo vetëm kaq, por tani, është një ndër futbollistët më të mirë në botë. Rritje e frikshme!/abcnews.al
5 years ago, Serge Gnabry was substituted after failing to impress West Brom manager Tony Pulis against Port Vale. ?
Yesterday he fired Bayern into the finals of the Champions League. ??https://t.co/Li0AYtNyXx
— SPORTbible (@sportbible) August 20, 2020