Dëshmitë tronditëse të mjekëve izraelitë: Nuk mund të identifikojmë trupat, janë shpërfytyruar nga dhuna

schedule10:30 - 17 Tetor, 2023

schedule 10:30 - 17 Tetor, 2023

Në spitalet në Izrael pamjet janë tronditëse. Tmerri i torturave nga Hamasi mund të imagjinohet përmes përshkrimeve tronditëse të mjekëve izraelitë, të cilët u shokuan kur panë trupat e të dhunuarve nga Hamas.

Një histori tronditëse është ajo e dy kufomave që ishin aq të shpërfytyruara sa në fillim nuk e kuptuan se ishin dy njerëz të ndryshëm. Por kur mjekët filluan t’i ekzaminonin, ata arritën të dallonin një të rritur dhe një fëmijë.

Ata ishin të djegur dhe ishin përqafuar fort me njëri-tjetrin. Nga 959 trupat që janë në bazën ushtarake Shura deri më tani, ato që janë më të vështira për t’u identifikuar janë dërguar në qendrën mjekoligjore këtu në Tel Aviv, ku ekipe shkencëtarësh po punojnë gjatë gjithë kohës për t’i identifikuar.

Disa viktima u qëlluan dhe më pas iu vu zjarri, të tjerët u mbytën me tela. Deri ditën e djeshme ishin 297 trupa që ishin pothuajse të pamundur t’u identifikuar.

Mjekët shpërthejnë në lot ndërsa përpiqen të shpjegojnë se sa e rëndësishme është identifikimi i këtyre njerëzve. Chen  Kugel , drejtor i qendrës, tregon një grumbull kockash. “Ka mjaft njerëz atje. Vetëm pjesë të një kafke. Kjo është gjithçka që ka mbetur prej tyre.

Në një foto tjetër një burrë është vrarë nga pas. “Ju mund të shihni nga shenjat në kyçin e dorës se ai ishte i prangosur pas shpine. Dhe më pas ai u ekzekutua”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!