Dëshmitë shokuese, OKB: Trupat ruse kanë përdhunuar mbi 100 ukrainas, mes tyre edhe fëmijë 4 vjeç

schedule20:49 - 14 Tetor, 2022

schedule 20:49 - 14 Tetor, 2022

Trupat ruse janë duke përdorur përdhunimin si armë në luftën kundër ukrainasve. Kjo të paktën sipas provave të mbledhur nga OKB-ja.

Pramila Patten, e dërguara speciale e OKB-së për dhunën seksuale, tha se ajo ka verifikuar më shumë se 100 raste të përdhunimeve kundër ukrainasve gjatë luftës tetë-mujore. Megjithatë, shifra e vërtetë është pothuajse e sigurt se do të jetë më e lartë.

Viktimat varionin nga mosha katër deri në 82 vjeç dhe kanë qenë kryesisht gra dhe vajza, por përfshinin një numër burrash dhe djemsh të rinj, shtoi ajo.

Sipas Patten, të mbijetuarit i kanë treguar asaj për gjymtime gjenitale dhe për ushtarët “të pajisur me Viagra” në atë që duket të jetë një ‘strategji ushtarake’ për të “çnjerëzuar njerëzit.”

 “Kur gratë mbahen me ditë të tëra dhe përdhunohen, kur fillon të përdhunosh djem të vegjël dhe burra, kur sheh një sërë gjymtimesh gjenitale, kur dëgjon gra që dëshmojnë për ushtarë rusë të pajisur me Viagra, është qartë një strategji ushtarake”, tha ajo.

“Dhe kur viktimat raportojnë atë që u është thënë gjatë përdhunimeve, është qartë një taktikë e qëllimshme për të dehumanizuar viktimat.”

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka verifikuar më shumë se njëqind raste të përdhunimeve ose sulmeve seksuale në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin në shkurt. Raporti i OKB-së është publikuar në fund të shtatorit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!