Dëshmitë e tragjedisë në Larisa. Nga 57 viktima janë identifikuar 32

schedule17:02 - 3 Mars, 2023

schedule 17:02 - 3 Mars, 2023

Trupat e të gjithë viktimave nga përplasja e trenave që ndodhi në linjën Athinë-Selanik, janë transferuar në spitalin e Larisës, ku po bëhet identifikimi me metodat e ADN-së.

Rrëfimet e atyre që arritën t’i mbijetojnë përplasjes së trenave pasohen nga histori tragjike dhe mesazhe lamtumire nga prindërit, bashkëshortët apo vëllezërit për të dashurit e tyre, që janë identifikuar si viktima.

“Ju lutem me ndihmoni të gjej djalin tim. Ai ishte në vagonin e pestë. Unë nuk kam degjuar asnjë fjalë nga ai këtu e tre ditë. Jam e dëshpëruar. Ai ishte vetëm 22 vjec, për një muaj bente 23,” shprehet një prej familjarëve.

“Po kërkoj fëmijën tim por asgjë. Jemi tre ditë pa gjumë pa asnjë informacion. Ne folëm para ores 11. Baba me tha, do të vonohem, do të të telefonoj, mos hajde më herë. Dhe unë jam ende në pritje të telefonatës së tij”, thotë një tjetër.

Në të njëjtën kohë nga spitali, ata që arritën t’i mbijetonin aksidentit tragjik tregojnë me detaje tmerrin që përjetuan.  39-vjeçari Lazaros Papazisis, ishte në vagonin e dytë.”

“Në momentin e përplasjes, u krijua një kaos. Vajzat bërtisnin “ndihmë”,ulerrisnin. Dera nuk hapej, ishte bllokuar. E shkelmova për të thyer xhamin, e godita tre herë për ta thyer. Por nuk e arrita. Më pas pashë një djalë të ri që e theu atë. Një nga një dhe pak nga pak dolëm nga dritarja. Nuk shihnim, nuk kishte drita”, tha Papazisis.

Viktimat raportohet se kanë qenë kryesisht të grupmoshave 20 deri në 30 vjec./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!