Dëshmitari: Vëllai e vrau motrën se iku të bashkëjetonte me fqinjin, mori edhe 12 mln lekë, vendosa të flas se shikoja makthe

schedule15:48 - 6 Shtator, 2020

schedule 15:48 - 6 Shtator, 2020

Zbardhja e krimit makabër ku vëllai vrau motrën pas planit të thurur nga i ati, pasi nuk pranonin bashkëjetesën e 23-vjeçares vijon që të tronditë opinionin. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka rrëfyer përpara grupit të hetimit se vendosi që të tregonte autorët e vrasjes së Englantina Bucit pasi shikonte shikonte makthe dhe se nuk mund ta mbante më këtë barrë mbi supe pasi kishte edhe familje.

Me Shkëlzenin jam mik dhe për këtë arsye kam njohur edhe familjen e tij, babanë dhe motrën. Ai më kishte treguar se motra ishte larguar nga banesa e tyre bashkë me fqinjin kundër dëshirës së familjes. Kur kishte ikur e motra kishte marrë edhe një shumë lekësh rreth 12 milionë më tha Shkëlzeni.

Ai më kërkoi që të kisha një lidhje intime me të motrën për shkak se nuk po e gjenin dot. Për një periudhë kohe kam folur me Eglantinën por kisha frikë se mos më shkatërrohej familja ime pasi jam i martuar dhe kam edhe një djalë. Janë takuar edhe me parë afër kafes së ‘Rremës’.

Në tavolinë kanë qenë Faiku, Shkëlzeni dhe  xhaxhai, me to ishte gjithashtu edhe i dashuri i saj. Kafja ishte gjasmë për t’u pajtuar. Faiku u kërkoi që të fejoheshin dhe ta bënin zyrtare. Më vonë unë jam takuar me të dhe në momentin që e kam takuar ka ardhur Shkëlzeni dhe më tha se ka ardhur për t’u pajtuar” tha ai, raporton për abcnews.al gazetarja Glidona Daci. (Lexo këtu dëshminë e plotë).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!