Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëshmitari për tragjedinë në Tetovë: Nuk ka pasur mjete për shuarjen e zjarrit

schedule20:35 - 10 Shtator, 2021

schedule 20:35 - 10 Shtator, 2021

Ebi Emshiu, i cili në tragjedinë e dy dite më parë në Tetovë humbi babain dhe vëllain tregoi për mediat momentin e shpërthimit të zjarrit dhe pamundësinë për t’i nxjerrë të gjallë nga spitali modular të afërmit e tij.

“I kam ruajtur babain dhe vëllain tim si infermier. Kur ndodhi zjarri, vendosa të futem brenda, por për shkak të tymit më nxorën jashtë. Kërkuam bombola për të shuar zjarrin, por nuk kishte asgjë”.

“I kam parë me sytë e mi pacientë që ishin atje. Nuk kishim mundësi agjë me bë. Ka qenë e mundur që edhe unë të ngelem brenda. Ata që thonë se ka pasur sistem për shuarjen e zjarrit, janë gënjestra”, tha Ebi Emshiu.

NGa zjarri në Tetovë 14 persona kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar. Prokuroria tashmë ka hapur procedurë për këtë tragjedi, ndërsa ditën e sotme udhëheqësit në dikasterin e shëndetësisë kanë dhënë dorëheqje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!