Dëshmitari në rastin e Mustafës: Kam dërguar një herë bukë te baza e “Skifterëve”

schedule11:35 - 3 Nëntor, 2021

schedule 11:35 - 3 Nëntor, 2021

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë ka vijuar seanca e  gjykimit ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Në këtë seancë është dëgjuar dëshmitari i pestë në gjykimin kundër Mustafës. Dëshmitari sot është marrë në pyetje nga trupi gjykues lidhur me bazën e “Skifterëve” dhe për disa fotografi të pjesëtarëve të kësaj njësie në Zllash.

Ai në këto fotografi  ka identifikuar edhe Salih Mustafën, i njohur si Komandant Cali.

Pjesë nga dëshmia:

Gjykatësja: A e dini nëse e kanë pasur ndonjë emër tjetër Skifterët?

Dëshmitari: Jo nuk e di.

Gjykatësja: Po tani, a e dini nëse e kanë pasur ndonjë emër tjetër ata?

Dëshmitari:  Po.

Gjykatësja: Cili është ky emër?

Dëshmitari: BIA.

Gjykatësja: Nëse do ta përmbledh, ajo çfarë po thua ti është që gjatë luftës, ti nuk e dije që “Skifterët” quheshin ndryshe edhe BIA?

Përgjigja e paqartë e dëshmitarit.

Gjykatësja: Kur e ke mësuar ti emrin BIA?

Dëshmitari: Pas lufte.

Gjykatësja: Në çfarë konteksti e ke mësuar këtë emër?

Dëshmitari: Nuk e di.

Gjykatësja: A e di ti se çfarë domethënie ka shkurtimi BIA? Përgjigja e paqartë e dëshmitarit.

Gjykatësja: Dje ti na the që ke shkuar një herë në bazën e “Skifterëve”. Dua të të pyes se a je futur ti brenda në bazën e “Skifterëve” apo ke qëndruar jashtë?

Dëshmitari: Jashtë kam qëndruar.

Gjykatësja: Nëse thoni kam qëndruar jashtë çfarë do të thuash me këtë?

Dëshmitari: Nuk kemi hyrë në objekt. Vetëm e kemi lanë ushqimin aty e ka marrë një ushtar dhe ne e kemi vazhduar rrugën.

Gjykatësja: Nëse unë përdorë fjalën baza e “Skifterëve”, a është term i duhur ky, sepse ti the që bëhet fjalë për një shtëpi?

Dëshmitari: Sa më kujtohet mua, një shtëpi ka qenë.

Gjykatësja: A e di ti nëse forcat serbe kanë arritur në bazën e “Skifterëve”, gjatë ofensivës serbe?

Dëshmitari: Po mendoj që …. kanë hyrë forcat serbe.

Gjykatësja: Po në fakt këtë e kemi thënë edhe në intervistën e ZPS-së. Pyetja ime i referohet bazës së “Skifterëve”, apo shtëpisë ku e kishin bazën “Skifterët”. A e di ti në qoftë se forcat serbe kanë shkuar deri tek baza e “Skifterëve”?

Dëshmitari: Nuk e di nëse kanë hyrë në atë pjesën atje. Nuk kanë qenë në atë zonë.

Gjykatësja:  A mund të më thoni se kush është Cali në këtë fotografi?

Dëshmitari: Ai që është ulur.

Gjykatësja: Janë dy persona ulur. Çfarë ngjyre ka kapela që ka vënë personi?

Dëshmitari: Të kuqe.

Gjykatësja: A e njihni një ose më shumë persona nga kjo fotografi?

Dëshmitari: Vetëm komandant Calin.

Gjykatësja: A mund të na e shpjegosh se ku është ky person në fotografi? Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Gjykatësja: A ka kapele personi? Përgjigja e paqartë e dëshmitarit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!