Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin pas shpërthimit në spitalin e Gazës: Kudo kishte trupa të copëtuar

schedule19:21 - 18 Tetor, 2023

schedule 19:21 - 18 Tetor, 2023

Dy dëshmitarë të shpërthimit në Spitalin Al-Ahli në Gaza përshkruan skenën pas shpërthimit, për të cilin Ministria Palestineze e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi tha se vrau qindra njerëz.

Njëri, një mjek që po punon me Mjekët pa Kufij dhe tha se ishte brenda spitalit në atë kohë, përshkroi se kishte parë “shumë trupa të copëtuar” pas shpërthimit, duke përfshirë një fëmijë që i ishte prerë koka.

Mjeku, Dr. Ghassan Abu-Sitteh, tha se ai besonte se numri i përgjithshëm i vdekjeve “do të vazhdojë të rritet”. Një tjetër dëshmitar tha se shkatërrimi që pasoi shpërthimin ishte “përtej normales”.

“Nëse shikoni atje në rrugë, ka pjesë trupi kudo, koka dhe duar njerëzish. Është vërtet e papërshkrueshme.” tha Adnan.

“Shiko, çfarë rreziku paraqesin një dyshek dhe një jastëk për Izraelin? Çfarë faji kishin pemët dhe shkëmbinjtë? Ejani këtu, shikoni,” tha Adnani, duke treguar këpucët dhe pelenat. “Ishte plot me furnizime për njerëzit.”

Zyrtarët e Gazës fajësuan Izraelin, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se ishte rezultat i një lëshimi të dështuar të raketës nga Xhihadi Islamik. Ky grup mohoi pohimin izraelit.

Qeveria amerikane aktualisht beson se Izraeli “nuk është përgjegjës” për shpërthimin, sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!