Pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik, ku u gjetën të vdekura nënë e bijë në Kombinat, ka ardhur dhe reagimi i Organizatës së Dëshmitarëve të Jehovait.
Në një reagim zyrtar, zëdhënësi Arben Lubonja teksa ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura, thekson se pjesëtarët e familjes Josifi nuk kanë qenë kurrë pjesë e kësaj organizate.
LEXO EDHE: Familja e tragjedisë, tre vetëvrasje në pak vite: E fundit, horror
“Në të njëjtën kohë, është tejet shqetësuese infiormacioni i përhapur se pjesëtarët e kësaj familjeje i përkisnin Organizatës Dëshmitarët e Jehovait. Po informojmë mediat dhe opinionin e gjerë që po ndjek zhvillimin e këtyre ngjarjeve, se pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës tonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.
Përpjekjet për ta lidhur këtë ngjarje, apo çdo element tjetër të saj me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait është krejtësisht e pabazë, madje fyese për besimin tonë. Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. Vetëvrasje me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë, nuk përputhet në asnjë mënyrë me besimine Dëshmitarëve të Jehovait. “, thuhet në reagim. /abcnews.al