Ushtria amerikane ka pamjet të përpjekjeve për të rrëzuar UFO-t, sipas një regjisori i cili pretendon se qëndron pas videove të zbuluara.
Jeremy Corbell ka qenë pas një sërë klipesh të profilit të lartë dhe pretendon se shfaqin takime midis UFO-ve dhe ushtrisë amerikane.
Corbell i tha më parë US Sun se Rusia dhe SHBA kanë qëlluar me armë ndaj UFO-ve “kohët e fundit dhe rregullisht me frekuencë të shtuar.”
Regjisori është shfaqur në TV tani duke dyfishuar pretendimet e tij.
Ai shprehet se ekzistojnë video dhe ai i ka parë ato.
Ai gjithashtu u zotua të dëshmojë në Kongres për incidentet për të ndihmuar në thyerjen e fshehtësisë rreth temës së UFO-ve.
UFO-t janë bërë një temë e nxehtë në Uashington.
“Unë do t’ju them këtë, dhe ky është fakt, i kam parë shkrimet, i kam parë videot,” tha Corbell.
Corbell – i cili realizoi dokumentarin Bob Lazar: Area 51 & Flying Saucers – pretendon se objektet vijnë në afërsi të këtyre trupave dhe më pas qëllohen nga ushtria amerikane, shkruan The Sun.
Corbell vazhdoi: “Kjo është një fuqi në Tokë, ne thjesht nuk e dimë nga vjen.”
Ai ofroi të thirrej si dëshmitar në seancat dëgjimore të Kongresit, duke thënë se ai do t’ua “tregonte” ligjvënësve./abcnews.al/