Dëshmia e rremë e la pas hekurave për 37 vite, lirohet 61 vjeçari

schedule12:46 - 6 Janar, 2022

schedule 12:46 - 6 Janar, 2022

Një burrë në Filadelfia ka dalë nga burgu 37 vitesh pasi u dënua për vrasjen e një gruaje. Një gjykatë federale zbuloi se akuza, që ishte mohuar gjithnjë nga i dënuari Willie Stokes, ishte e pavërtetë, shkruan AP

Prokuroria në fakt kishte fshehur provat e një dëshmie të rreme. Sipas avokatit të Stokes, policia e Filadelfias i kishte ofruar dëshmitarit kyç drogë dhe marrëdhënie seksuale në këmbim të dëshmisë së rreme. Lirimi i Stokes erdhi si pasojë e anulimit të dënimit të tij për vrasjes. Prokurori aktual i Filadelfias u shpreh se çështja në fjalë ishte pjesë e praktikave jo korrekte të policisë gjatë viteve ’80 – ’90.

Gjatë viteve Stokes ka dorëzuar peticione dhe apel të shumta për rrëzimin e dënimit të tij, por që ishin refuzuar gjithnjë.

Dëshmitari kryesor Franklin Li, i cili e akuzoi për vrasje, më pas pranoi se kishte gënjyer dhe u dënua për dëshmi të rreme. Por një gjë e tillë ishte mbajtur e fshehtë ndaj avokatëve të Stokes .Li shpjegoi se në vitin 1984 ndodhej në burg me akuzën e vrasjes dhe përdhunimit.

/abcnews.al