Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëshmia e Nuredin Dumanit/ I penduari i drejtësisë: Si u njoha me Talo Çelën dhe Erion Alibejn

schedule10:53 - 25 Shkurt, 2025

schedule 10:53 - 25 Shkurt, 2025

Në gjyqin e mbajtur në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka treguar njohjen e tij me Talo Çelën dhe Erion Alibejn.

Dumani është shprehur se Çelën e ka njohur në vitin 2010 nga Ilirjan Feci, teksa njohje ka pasur edhe me dy vëllezër të tij. Dumani tha se kontakte kishte kontakte edhe me të vëllanë e Talo Çelës, Bujar Çela, i ekzekutuar në shtatr 2020.

Ndërsa të penduarin tjetër të drejtësisë, Erion Alibej, Dumani deklaroi se e ka njohur në 2020 dhe se me të ka marrëdhënie shoqërore.

“Talo Çelën e kam njohur në vitin 2009 ose 2010 nga Ilirjan Feci. Kam qëndruar tek shtëpia e Talos dhe ai tek shtëpia ime. Kam njohur dy vëllezër të Talos. Deri në 2019 kam pasur marrëdhënie te mira me Talo Çelën. Kam patur kontakte edhe me vëllain e tij, Bujar Celen, ne shtepi e kam takuar vetëm në 2013, më pas në një lokal. Bujari i shërbente Talos, bënte takim në emër të tij e ndihmonte për çdo gjë. Erion Alibejn e kam njohur në 2020. Kam krijuar marrëdhënie shoqërore”, theksoi Dumani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!