Dëshironi të jeni një prind i lumtur? Hiqni dorë nga këto 3 zakone

schedule17:08 - 7 Tetor, 2021

schedule 17:08 - 7 Tetor, 2021

Prindërit kanë shumë probleme për të zgjidhur dhe nëse fëmijët e tyre janë të vegjël, atëherë gjërat janë më të vështira. Të jesh prind nuk është një gjë e lehtë. Në fakt, është aq e komplikuar dhe sfiduese sa ndonjëherë harron se si është të jesh një prind i lumtur. Për të qenë një prind i lumtur, duhet të bëni disa ndryshime.

Lërini gjërat mënjanë

Duke u rritur në një kohë tjetër dhe me modele të tjera, besoni se fëmijëria ose të qenit prind duhet të duket si një mënyrë e caktuar. Për shkak se gjërat kanë ndryshuar, duhet ta eliminoni këtë mentalitet.

Ndaloni së imponuari gjëra dhe zakone ndaj fëmijës

Si prind, keni përgjegjësinë për të vendosur kufij. Por nëse fëmija juaj i reziston fuqishëm një kufiri të caktuar, mos e detyroni që t’ju bindet. Kur e diskutoni me të, ka më shumë gjasa që t’ju dëgjojë. Do të thotë më pak përpjekje, më pak grindje dhe më shumë kënaqësi për të dy.

Ndaloni së bërtituri

Nëse vazhdimisht bërtisni kur jeni të mërzitur dhe të irrituar, atëherë nuk duhet ta bëni më këtë gjë. Mos mendoni se e bërtitura mund ta përmirësojë marrëdhënien me fëmijën tuaj. Ajo shkatërron besimin mes jush dhe ndjenjës së sigurisë së fëmijës. Pra, kini kujdes kur bërtisni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!