Nëse ka një gjë që shumica e femrave e duan në grimin e tyre është të theksojnë buzët dhe e vërteta është se vitet e fundit kemi parë shumë teknika që e bëjnë procesin më të lehtë si në Instagram ashtu edhe në TikTok.
Por truku i mëposhtëm i bukurisë që zbuluam do t’ju emocionojë dhe do të dëshironi ta provoni menjëherë. Shikoni sesi me një laps të bardhë mund t’i jepni një volum natyral buzëve edhe nëse dëshironi të aplikoni vetëm një shkëlqim buzësh të zakonshëm.
E tëra çfarë ju duhet të bëni është të rreshtoni buzët duke aplikuar lapsin pak sipër konturit dhe më pas të aplikoni buzëkuqin tuaj të pastër. Vetëm kini kujdes që të mos dilni shumë jashtë vijës dhe të bëni buzët tuaja të duken, jo natyrale pasi qëllimi është që buzët të duken të lëngshme dhe të shëndosha.