Dëshira e madhe e Ancelottit, tenton lojtarin zikaltër

schedule17:43 - 15 Janar, 2020

schedule 17:43 - 15 Janar, 2020

Carlo Ancelotti e di mirë se për të ngritur Evertonin në nivele të larta nevojitet kohë dhe përforcime në merkato. Trajneri italian dëshiron një mesfushor dhe ka hedhur sytë nga kampionati italian.

Corriere dello Sport raporton se i preferuari i Carletos është Matias Vecino. Uruguaiaini e ka humbur postin e titullarit me ardhjen e Antonio Contes dhe klubi nga Liverpool po tenton të përfitojë nga kjo situatë.

Raporti mes mesfushorit dhe trajnerit zikaltër nuk është më i miri dhe Ancelotti është gati t’i dhurojë një fanellë titullari. Everton ka trokitur në dyert e Interit dhe po tenton të sigurojë shërbimet e 28-vjeçarit në këtë seksion merkatoje. /abcnews.al

 

Matias Vecino