Dëshira e fundit e Peles ishte që Brazili të fitonte Botërorin, por u lumturua kur Messi ngriti trofeun

schedule12:07 - 3 Mars, 2023

schedule 12:07 - 3 Mars, 2023

Legjenda e futbollit botëror, Pele, ishte në një gjendje të keqe shëndetësore gjatë Kupës së Botës në Katar, por ai dëshironte me pasion që kombëtarja e tij e Brazilit të fitonte trofeun e artë, dhe lojtarët e Brazilit donin më shumë ta fitonin për të.

Megjithatë, lojtarët e Kroacisë e prishën atë dëshirë të Peles, duke eliminuar Brazilin në çerekfinale.

“Babi ishte në një humor të keq kur Brazili humbi ndaj Kroacisë. Të gjithë donin që Brazili të fitonte Kupën e Botës për babain tim, por ai e kuptonte futbollin më mirë se shumë të tjerë. Ai e dinte se ekzistonte mundësia që dikush tjetër ta fitonte titullin dhe gjithmonë thoshte se kjo është arsyeja se pse kjo lojë është e bukur” tha vajza e tij Kelly.

Vajza e tij zbuloi se pasi Brazili u eliminua, Pele ka shpresuar me gjithë zemër që Messi të fitonte trofeun e Kupës së Botës.

“Pasi Brazili humbi, të gjithë ne nxituam në dhomën e spitalit dhe e pyetëm se kush do të donte ta fitonte titullin. Të gjithë ne shpresonim që të mos ishte Argjentina, por ai na tha se dëshira e tij ishte që Argjentina të fitonte. Ai gjithashtu na tha se Messi e meritonte më shumë se kushdo aty në atë turne.

Ai nuk mund të shikonte më televizor për shkak se nuk ishte në gjendje të mirë kur po luhej finalja, por e mësoi që Argjentina kishte fituar dhe se Messi kishte ngritur trofeun. Ai ishte shumë i lumtur”, përfundoi vajza e tij Kelly.

Bota e futbollit humbi një nga lojtarët më të mëdhenj në histori 11 ditë pas finales, më 29 dhjetor të vitit të kaluar./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!