Dermaku dëmtohet kundër ish-ekipit, Broja dhe Vitesse në krye të Eredivisie

schedule19:15 - 25 Tetor, 2020

schedule 19:15 - 25 Tetor, 2020

Kastriot Dermaku e nisi si titullar takimin jashtë fushe të Lecces ndaj Cosenzas, por ndeshja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare nuk zgjati më shumë se 10 minuta.

“Gjiganti” i prapavijës pësoi një dëmtim në kofshë dhe u detyrua t’i linte vendin Meccariellos. Një dëmtim kundër ish-skuadrës së tij, pasi 28-vjeçari dardan ka luajtur me Cosenzan (2017-2019).

Takimi u mbyll 1-1, teksa te Lecce janë të shqetësuar në lidhje me dëmtimin e Dermakut, i cili do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të mësuar më shumë rreth rikuperimit.

Titullar edhe Armando Broja në duelin ndaj PSV. Sulmuesi i talentuar nga Malësia e Madhe luajti 82 minuta për Vitesse, që ia doli të mposhtë 2-1 skuadrën e famshme nga Eindhoven.

Triumfi i sotëm e ka ngjitur Vitessen në vend të parë të kampionatit holandez me 15 pikë, po aq sa ka edhe Ajax. Tre gola ka shënuar këtë sezon 19-vjeçari i kombëtares kuqezi me ekipin tulipan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!