Gadishulli Punta Mita është cilësuar si “parajsa” e Meksikës, pasi është zgjedhur nga më të pasurit e botës për t’u larguar nga pandemia.
Aty gjithçka është luksoze, nga pishinat, kampet e golfit e deri spitalet private.
Në muajin korrik ishte modelja Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj muzikant, John Legend, të cilët morën me qira Villa Tesoro, që ka 7 suita. Ata paguan plot 8500 dollarë nata.
Gjithashtu kanë qëndruar të famshëm si Eva Longoria, Jennifer Aniston dhe Demi Moore. Gjatë muajve të pandemisë, ky kompleks turistik ka pasur fluks të madh kërkesash, konkretisht nga Hollivudi dhe nga elita e ekonomisë amerikane. l.k/abcnews.al