Deri në 1 metër borë në zonat e thella malore te juglindjes, moti i keq le pa energji shumë fshatra

schedule12:10 - 6 Mars, 2022

schedule 12:10 - 6 Mars, 2022

Prej së shtunës, juglindja është përfshirë nga reshjet e borës me intensitet të lartë. Trashësia e borës ka shkuar deri në 30 cm në Dardhë, ndërsa në fshatrat e thella malore ka shkuar deri në një metër.

Kalimi në akset nacionale bëhet me pajisje dimërore, ndërsa problematike mbeten rrugët rurale në bashkitë e Korçës, Maliqit, Pogradecit dhe Devollit, shumica e të cilave janë të bllokuara.

Moti i keq ka lënë pa energji elektrike disa lagje të qytetit të Bilishtit dhe fshatra të Devollit të Sipërm. Mungesë energjie ka pasi edhe në Gorë, Moglicë dhe Libonik. /abcnews.al/