Deri ku arriti lobimi rus? Kryemadhi: Tek djegia e mandateve dhe mos hyrja në zgjedhjet lokale

schedule23:08 - 15 Shtator, 2022

schedule 23:08 - 15 Shtator, 2022

Deputetja e Partisë së Lirës, Monika Kryemadhi tha se për shkak të parave ruse të përdorura nga Lulzim Basha për lobim, u dogjën mandatet dhe opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale.

Duke folur në “Opinion” Kryemadhi tha se ajo dhe pjesa tjetër e opozitës treguan mendjelehtësi duke i shkuar nga pas Lulzim Bashës për djegien e mandateve dhe mos pjesëmarrjen në zgjedhje.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Ku ka qenë lobimi rus?

Kryemadhi: Tek djegia e mandateve dhe mos hyrja në zgjedhjet lokale. Ne me mendjelehtësi të madhe e gjithë opozita në atë kohë, i jap shumë të drejtë Ilir Metës, i ili më thoshte mos mendo se Rama do mërzitet për djegien e mandateve, dhe më tha mos mendo se me kecin e PD-së do mundni Edi Ramën. Por pse ndodhi kjo? Sepse ne kemi në opinionin tonë disa kokrra defiçentësh që i përdorin njerëz që përdoren nga trafiku i drogës.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!