Derdhnin ujëra të ndotur në Erzen, gjobiten 10 subjekte në Tiranë

schedule15:57 - 4 Qershor, 2020

schedule 15:57 - 4 Qershor, 2020

Në kuadër të operacioneve kundër krimeve mjedisore Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë vënë gjobë 10 subjekteve që ndotin lumin Erzen.

Policia bën me dije se ddaj këtyre subjekteve IKMT ka marrë masë administrative me gjobë 2 milion lekë për secilin.

Njoftimi i ploë:

Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore përgjatë shtratit të lumit Erzen ka vene gjoba administrative për 10 subjekte që ndotin lumin.

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, duke u bazuar në planin e masave për azhornimin e situatës mjedisore të lumit Erzen, në territorin e Qarkut Tiranë ka konstatuar 10 subjekte, të cilat shkarkonin ujëra të ndotura në lumë.

Ndaj këtyre subjekteve IKMT ka marrë masë administrative me gjobë 2 milion lekë për secilin.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon evidentimet për parandalimin e masakrës mjedisore në lumin Erzen dhe kudo tjetër dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi që shkakton ndotje, duke ftuar çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!