Derdhja e naftës në Arktik, Putin shpall gjendjen e jashtëzakonshme

schedule11:42 - 4 Qershor, 2020

schedule 11:42 - 4 Qershor, 2020

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka njoftuar gjendjen e jashtëzakonshme për shkak se 20, 000 ton naftë janë derdhur aksidentalisht në një zonë të Siberisë.

Incidenti mësohet se ndodhi më 29 maj në një stacion të prodhimit të energjisë elektrike, por në Kremlin informacionet mbërritën disa ditë më vonë vetëm pas indinjatës popullore në rrjetet sociale.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin arktik të Norilskit.

Mediat e huaja shkruajnë se fabrika është në pronësi të një filiali të Norilsk Nickel, i cili është prodhuesi kryesor i nikelit në botë.

Organi mbikëqyrës i ambientit tha se 15 mijë tonë produkte nafte janë derdhur në rrjetin lumor dhe 6 mijë tonë kanë depërtuar në nëntokë.

Sipas agjencisë së peshkimit, dëmet në lumenj do duan disa dekada për të marrë zgjidhje.

Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria dhe kompania ruse e energjetikës po mobilizojnë forcat për pastrimin dhe izolimin fizik të zonës për të mos përhapur sipërfaqen e ndotur.