“Derdha lot për humbjen e tre jetëve”, moderatorja shqiptare reagon për çiftin që vdiq tragjikisht në New York

schedule21:10 - 9 Gusht, 2022

schedule 21:10 - 9 Gusht, 2022

Ngjarja e rëndë që ndodhi në New York, ku humbën jetën tragjikisht aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela Shehi, e cila ishte shtatzënë ka tronditur opinionin publik. Miqtë pranë dyshes kanë shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të madhe.

Së fundmi, ka qenë moderatorja Ester Bylyku, e cila ka reaguar për ngjarjen e rëndë. Nëpërmjet një postimi në Instastory, moderatorja shprehet se aktori ishte mik i saj dhe se ishte prekur shumë pas lajmit se ai dhe gruaja e tij shtatzënë kanë ndërruar jetë.

“Njiheshim pak, ama mjaftoi që të derdhja lot pas lajmit të humbjes së 3 jetëve, tëndes dhe bashkëshortes shtatzënë! U prehsh në paqe mik, do mbashesh mend gjithmonë pë të qeshurat që dhuroje”, ka shkruar në Instastory Ester Bylyku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!