Derbi trajnerësh në kryeqytet, edhe Lazio me portugez në pankinë?

schedule22:20 - 28 Maj, 2021

schedule 22:20 - 28 Maj, 2021

Lazio u gjet e papërgatitur pas vendimit të Simone Inzaghit për të mos rinovuar në momentin e fundit. 45-vjeçari u largua për të marrë drejtimin e Interit, skuadrës kampione. Dyshja Lotito-Tare po punojnë për të gjetur trajnerin e ri.

Alternativat janë të shumta. Në listën e dëshirave ndodhen emra si Sarri, Favre, Benitez, Mihajlovic dhe  Stankovic. Por jo vetëm. Në orët e fundit ka dalë në skenë edhe një portugez sipas raportimeve të Calciomercato.

 

Mourinho dhe Nuno Espirito Santo

Ai është Nuno Espirito Santo, i cili pak ditë më parë mbylli aventurën me anglezët e Ëolves. Agjent ka të mirënjohurin Jorge Mendes, i cili po punon për ta sjellë në Serie A dhe ia ka sugjeruar Lazios. 49-vjeçari ka drejtuar edhe skuadra si Valencia dhe Porto.

Nëse arrin akordin me drejtuesit e Lazios dhe merr drejtimin e skuadrës bardhekaltër, Nuno Espirito Santo do të ketë përballë Jose Mourinhon në derbin e kryeqytetit, një nga më të zjarrtë në botë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!