E premte, datë 13. Vetëm diçka e zezë në “Air Albania Stadium”, por vetëm për tifozët e Partizanit që panë skuadrën e tyre të mundej pas më shumë se pesë vitesh. Pjesa tjetër spektakël. Rreth 20 mijë tifozë të pranishëm në stadium, mesazhe dhe koreografi për të prekurit nga tërmeti, si dhe respekt për ata që u mobilizuan për ta përballuar atë situatë të vështirë.
Ushtria, FNSH-ja, RENEA, zjarrfikësja dhe urgjenca mjekësore, që morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, parakaloi në fillim të ndeshjes në stadium dhe mori duartrokitjet e publikut, që gjithahstu dha kontributin e tij me pjesëmarrjen në stadium. Një derbi i vërtetë solidariteti.
ANGAZHIMI I FSHF – Thirrjet ishin të shumta për praninë e tifozëve në derbi. FSHF sigurisht që kërkon ta reklamojë atë që ka bërë me stadiumin e ri dhe të tregojë se edhe në Shqipëri mund të ketë ndeshje një niveli të lartë si në Europën e përparuar.
Derbi ia jep këtë mundësi, pasi tifozët janë të shumtë. Jo vetëm ultras, por edhe familjarë e femra. FSHF ka ndarë edhe disa foto të veçanta nga derbi, ku bien në sy edhe fëmijë të shumtë, që i japin përballjes më të rëndësishme në vend një tjetër hijeshi. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B6B5UIGF8yd/?utm_source=ig_web_copy_link