Derbi Tirana-Partizani do të zhvillohet ditën e hënë, në stadiumin “Air Albania”, ora 19:45. Një përballje e skuadrave të kryeqytetit që premton shumë spektakël duke pasur parasysh edhe historinë e sfidave të mëparshme mes njëra-tjetrës.
Stadiumi “Air Albania” është i hapur 30% të kapacitetit të tij siç ka njoftuar Qeveria, duke respektuar të gjitha rregullat anticovid. 30% e kapacitetit të stadiumit e thënë ndryshe 22.000 tifozë lejohen të jenë të pranishëm në këtë duel.
Kur kemi vetëm një ditë nga nisja e shitjeve të biletave, “Supersport” bën me dije se sa është numri i tyre që janë shpërndarë deri tani.
Sipas asaj që raportohet janë 6.000 bileta të shitura për derbin, teksa kapaciteti i stadiumit është 22.000.
Një shifër e konsiderueshme kjo që tregon edhe interesin e lartë të tifozëve për këtë përballje.
F.A/abcnews.al