Derbi Tirana-Dinamo në Elbasan, FSHF “ndan” Kupën përfundimisht

schedule18:42 - 15 Nëntor, 2021

schedule 18:42 - 15 Nëntor, 2021

FSHF i jep rrugë Kupës së Shqipërisë, pasi ka përcaktuar edhe planin për duelet e kthimit për turin e dytë. Derbi Tirana-Dinamo do të marrë vëmendjen kryesore, pasi do të luhet prej orës 16:45 me ndriçim në “Elbasan Arena”.

Takimin e parë e ka fituar Dinamo 2-0 dhe është e avantazhuar për të kaluar në çerekfinale. Takimet e tjera luhen prej orës 13:30. Në grupin A Partizani dhe Teuta mendohet ta kenë të lehtë, pasi i kanë fituar sfidat e para ndaj Besëlidhjes dhe Korabit.

Skënderbeu-Bylisi gjithashtu është e hapur, pasi ndeshja e parë ka përfunduar 1-1. Në grupin B Vllaznia dhe Laçi e kanë hedhur një hap drejt kualifikimit, pasi kanë triumfuar në Pogradec e Berat. Edhe për Kastriotin, që ka barazuar 0-0 në Vlorë me Flamurtarin, kualifikimi është më pranë.

Kukësi-Egnatia, që do të luhet në stadiumin “Flamurtari”, është nga më tërheqëset. Rrogozhinasit e kanë fituar 3-1 ndeshjen e parë dhe verilindorët do tentojnë  triumfin e pastër 2-0 për t’u kualifikuar. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!