Ka ndryshuar përsëri axhenda për zhvillimin e ndeshjeve të “Kupës së Shqipërisë”. Derbi mes Tiranës dhe Dinamos, është vendosur përfundimisht të luhet në “Air Albania”.
Sfida më interesante e kësaj faze ka ndërruar disa herë vendndodhjen. Nga njoftimi që ka bërë skuadra e Tiranës si pritëse e këtij takimi është vendosur që Tirana)Dinamo të zhvillohet në “Air Albania”, ditën e enjte në orën 19:45.
Në këtë postim gjithashtu Tirana ka njoftuar të gjithë tifozët që dëshirojnë të ndjekin në stadium këtë ndeshje se biletat mund t’i blejnë në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Njfotimi i plotë i Tiranës në ‘Facebook’:
“Kupa e Shqipërisë- Ndeshja e radhës:
Luhet të Enjten, datë 18/11/2021, ora 19:45 në stadiumin “Air Albania” ndeshja KF Tirana-FK Dinamo e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Biletat e takimit mund ti gjeni pranë biletarisë në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Ndeshja do të transmetohet live në Supersport”.
/f.a/abcnews.al