Tomas Strakosha dhe Ivan Balliu do të përballen mes tyre në një derbi shqiptar në Europë, pasi skuadrat e tyre siguruan kualifikimin për në çerekfinalet eConference League.
Portieri kuqezi dhe skuadra e tij AEK Athinë u mund 2-0 në ndeshjen e kthimit në shtëpi, por kishin fituar 4-0 sfidën e vajtjes kundër sllovenëve të Celje.
Titullar si gjithmonë “gardiani” i kombëtares kuqezi, që nuk kishte faj në dy golat e pësuar.
Por ashtu si për skuadrën e tij, edhe për Strakoshën kjo ishte një humbje e ëmbël, pasi nuk prishi misionin për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Conference Leagu.
Në çerekfinalet e turneut, ekipi grek do të përballet me Rayo Vallecano e Ivan Balliu.
Mbrojtësi kuqezi luajti si zëvendësues, duke nisur nga minuta e 64 në humbjen 1-0 të spanjollëve përballë Samsunspor.
Po kjo disfatë nuk pengoi Rayo Vallecano të sigurojë kualifikimin, falë fitores 3-1 në ndeshjen e vajtjes në transfertën turke.
Nuk kishte të papritura as në sfidat e tjera të kthimit në 1/8 e Conference League.
Të gjithë favoritët vulosën biletat për të raundin tjetër të turneut të tretë për nga rëndësia në futbollin europian për klube.


