Sulejman Starova, pasi bëri një debat të gjatë me drejtorin e Tiranës, Arb Laçi, u kthye duke bërë analizën e ndeshjes derbi të kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës.
“Prekoupimi i të gjithë njerëzve për këtë vitrinë të futbollit shqiptar, ishte rreziku që Tirana me 9 pikë para nuk do të ketë lezet derbi. Tirana erdhi e tronditur, edhe Partizani, qoftë për rezultatet, qoftë për COVID.
Një pjesë e parë për t’u harruar e vitrinës së futbollit shqiptar. Një Tiranë që ishte në zotërim të topit më mirë se Partizani, një Partizan që u mbrojt thellë dhe nuk dilte dot në kundërsulm. Një lojë e shëmtuar e pjesës së parë.
Tirana u befasua në fillimin e pjesës së dytë, derbi u zbukurua pak në pjesën e dytë. Në të 79-ën, ka një rast për gol Tirana, një epërsi e lehtë. Në 82-ën, Bardhi ka një rast për të bërë 2-0. Tirana e priti deri në këto momente, deri në minutën e 92-të që bën golin.
Episodi, fati, fati është me më të mirin, gabimi i kundërshtarit: Sot kemi një Tiranë më të qetë. Idrizi nuk u ndihmua nga portieri, nga Belica. Po shpjegoj golin e Muçit. Pozicioni i Idrizit ishte mungesë e drejtimit nga stoli”, u shpreh Starova.
Ndërsa Nevil Dede, me një fjali, analizoi derbin duke bërë batutë: “Genocid taktik!”/abcnews.al