Partizani dhe Dinamo do të përballen në “Selman Stërmasi” duke nisur që nga ora 16:45, një takim ku demat do të kërkojnë 3 pikët për europën, ndërsa blutë për t’u rikthyer te fitorja pas disa javës.
Po në të njëjtën orë në Laç do të luhet një tjetër përballje interesante mes vendasve dhe Tiranës, me kryeqytetasve që u mjafton një pikë për të fituar edhe matematikisht titullin kampin.
Trajnerët kanë vendosur edhe cilët do të jenë lojtarët titullarë që do të zbresin në fushën e lojës për të luajtur edhe ndeshjet e javës së 31-të të kampionatit shqiptarë.
Formacionet zyrtare Partizani-Dinamo:
Partizani: Hoxha, Marku, Bitri, Belica, Hadroj, Matondo, Rrapaj, Junior, Kallaku, Cara, Skuka. Trajner: Dritan Mehmeti
Dinamo: Simoni, Siljanovski, Imami, Samake, Maliqi, Fejzullah, Sidibe, Demiri, Ibrahimi, Reginaldo, Haxhiu. Trajner: Rodolfo Vanoli.
Formacionet zyrtare Laçi-Tirana:
Laçi: Dajsinani, Roganovic, Malota, Velkoski, Ziko, Shehu, Deliu, Velija, Guindo, Mazrekaj, Akinyemi. Trajner: Shpëtim Duro.
Tirana: Bekaj, Tosevksi, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci, Limaj, Toli, Totre, Seferi, Gjumsi, Devid. Trajner: Orges Shehi. /f.a/abcnews.al