Tirana dhe Partizani do të përballen mes tyre në sfidën e javës së 24 të Abissnet Superiore. Një derbi i luftuar mes dy skuadrave që vijnë pas fitoreve, të cilat u kanë shërbyer skuadrave si nxemje para përballjes mes tyre.
Në “Air Albania” ora 19:45 vëmendja është e gjitha në kryeqytet me skuadrat që kërkojnë të nënshtrojnë njëra-tjerën, me bardheblutë që prej dy ditësh kanë nxjerrë në shitje biletat.
Interesi ka qenë maksimal për këtë duel, që pritet të shohë “Air Albania-n” të tejmbushur. Klubi bardheblu njofton edhe surpriza në këtë duel, teksa nuk do ketë vetëm futboll. Të ftuar do jenë këngëtarët më “in” të momentit, që duket se do argëtojnë publikun para ndeshjes dhe në pushimin mes pjesëve.
“Vazhdojnë në shitje biletat e takimit KF Tirana-FK Partizani e vlefshme për javën e 24 (njëzetë e katër) të kategorisë “Abissnet Superiore”. Biletat i gjeni në pikat e shitjes:
Stadiumi “Selman Stërmasi” 10:00-19:00
Vetëm ditën e Premte dhe të Shtunë në stadiumin “Air Albania”.
Jo vetëm futboll. E shtuna pret në stadium performancë speciale. Eja të shijosh një atmosferë ndryshe nën ritmet e muzikës së këngëtarëve më IN të momentit.
Mos mungo! Eja në stadium, për Tironën”, njofton Tirana. /f.a/abcnews.al