Ishte padyshim një sfidë spektakolare, pavarësisht se përfundoi në barazim.
“Bardheblutë” e Tiranës kanë vijuar të mos gjejnë rrugën e fitores në derbin e madh të Tiranës, teksa në mitikun e kryeqytetit, “Arena Kombëtare” mbyllën gjithçka në barazimin e bardhë 0-0 ndaj rivalëve të përjetshëm, Partizanit.
Mbi këtë temë u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC Neës, ku të ftuar ishin specialisti i futbollit, Artur Çobani, ish-legjenda e Tiranës, Bedri Omuri, ish-drejtori i Partizanit, Eduart Prodani, si dhe gazetari Nertan Prifti.
Gjatë bisedës në studio, Omuri u shpreh se loja ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, ndërsa Çobani e Prodani folën për momentin e 11-metërshit.
Pjesë nga biseda në studio:
Bedri Omuri: Ishte lojë e barabartë, si në pjesën e parë edhe në të dytën. Në pjesën e parë pati nga një rast për secilin ekip. Në të dytën Partizani filloi të sulmonte, por më pas Tirana mori lojën në dorë, krijoi më shumë raste, pati edhe në fund me penalltinë, por nuk arriti të bënte më shumë.
Artur Çobani: Ishte penallti e pastër. Është si ai rasti në Evropian, i Cucurella. Më vonë të gjithë thanë që arbitri ishte gabim dhe duhej dhënë penallti. Edhe këtu dora ishte e hapur, duhej dhënë penallti.
Derbi është ndeshja më e zjarrtë në Shqipëri. Për të zhdukur në polemikat, duhet të jenë edhe në VAR edhe në fushë, më të mirët e FIFA-s në Shqipëri.
Eduart Prodani: Ishte dramatike ajo penalltia në fund. Megjithatë, për ta thënë sinqerisht ëshë një derbi larg cilësisë së asaj që jemi mësuar të shohim. Penalltia është e disktueshme. Kishte një tentativë për të larguar dorën dhe nga kjo mund të falej. /i.m /abcnews.al